Lajçaku thotë se BE-ja është e gatshme të bëjë rregullime të arsyetuara të draft-statutit të Asociacionit
21 dhjetor 2023
| 15:21
I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas Lajçakut, nuk është e nevojshme të nënshkruhet marrëveshja, përfshirë draft-statutin e Asociacionit.
Ai ka thënë se BE-ja është e gatshme bëjë rregullime të arsyetuara në draft-statutin e propozuar të Asociacionit.
“E kuptojmë rëndësinë e qartësisë së plotë në lidhje me këtë dokument dhe kemi kënaqësinë t’i përgjigjemi secilës pyetje që lidhet me të. Në të njëjtën kohë, jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të arsyetuara dhe sqarime, veçanërisht për ta përmirësuar lexueshmërinë e tekstit dhe për ta bërë më të kuptueshëm”, ka thënë Lajçaku për “Express”-in.