Lajçaku thotë se Kurti s’do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit
Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka folur rreth pritshmërive të tij karshi kryeministrit Albin Kurti.
Gjatë një interviste për mediumin italian “La Stampa”, Lajçak është shprehur i bindur që Kurti do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që mos ta çojë Koosvën drejt një izolimi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai (Kurti, shën.red.) e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti, shën.red.) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, ka theksuar Lajçaku, transmeton “Klan Kosova”.