Lajçaku thotë se Vuçiqi tregoi gatishmëri për të kontribuuar për një zgjidhje politike për veriun
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që ai dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçaku pas takimit, ka thënë se e vlerëson gatishmërinë e Vuçiqit për të kontribuuar një zgjidhje për veriun.
Ai ka thënë se nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale.
“Në Beograd, zëvendësndihmës sekretari Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me presidentin serb, Vuçiq për situatën e ndërlikuar të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçaku në “Facebook”.
In Belgrade, 🇺🇸 DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023