Lajçaku: T’i thuash jo ftesës së BE-së për takim, akt serioz dhe negativ
20 qershor 2023
| 15:54
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i thonë po ftesës së shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për një takim për të diskutuar për situatën në veri.
“Nuk ka pasur asnjë rast që liderët të refuzojnë ftesën për në Bruksel, prandaj nuk jam shumë i shqetësuar për retorikat që do të vijnë, ne po punojmë në këtë takim”.
“Por t’i thuash jo ftesës së Bashkimit Evropian do të ishte një akt vërtet serioz dhe negativ”, ka thënë Lajçaku.
Sërish ai ka bërë thirrje që të de-përshkallëzohet situata në veri sa më shpejt nga të gjitha palët.