Lajçaku tregon çfarë bisedoi me Vuçiqin në Nju-Jork

21 shtator 2022 | 08:29

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në New York.

Lajçak ka shkruar në Twitter se takimi me Vuçiqin vjen pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit në Prishtinë.

“Në Nju Jork sot. Në margjinat e #UNGA-s folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçak.

Kosova dhe Serbia gjenden në një proces të rëndësishëm të dialogut.

Tema e targave tash për tash aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama është takuar me të dërguarin e BE-së…