Lajçaku tregon se sot do të takohet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin

01 shtator 2021 | 11:43

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot do të takohet ndarazi në Bled të Sllovenisë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim do të bëhet me qëllim të përgatitjes së takimit në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Tanjug”.

Lajçaku ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë.

“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajçaku.

Në Bled të Sllovenisë janë duke qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbyllja e merkatos së verës nuk ua heq të gjitha…