Lajçaku: Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë
11 maj 2023
| 12:43
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, ka shkruar në veri të Kosovës.
Pas takimit me Hamzën, ai ka folur për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit, me ç’rast ka thënë se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.
Lajçaku e ka kaluar Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Emisari i BE-së është në veri, te “Shtëpia e Evropës”, ku do të ketë takim me shoqërinë civile. /Ksp