Lajçaku vjen sot në Kosovë, në orën 18:00 takohet me Bislimin

18 qershor 2024 | 14:42

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet të qëndrojë sot (e martë) në Kosovë për vizitë.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Lajçaku nga ora 18:00 do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha: 18:00”, është thënë në njoftim.

Ndërkohë, në medie më herët është raportuar se Lajçaku do të mbajë takime edhe me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “thumbuar” mbrëmë (e hënë)…