Lajçi: Asnjë parti nuk është e gatshme për zgjedhje
24 maj 2018
| 15:34
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka thënë se asnjë parti politike nuk është e gatshme për zgjedhje.
Lajçi ka thënë për “Epokën e re” se Kosova ka nevojë për një reformë të Ligjit për Zgjedhjet.
“Po të shikohet realisht, asnjë parti nuk është e gatshme për zgjedhje. Por, vazhdimi i kësaj gjendje është e pamundshme. Sipas mendimit tim, duhet të bëhet një reformë e Ligjit për Zgjedhje, sepse vetëm atëherë do të mund të kishim zgjedhje të efektshme. Ky proces u zvarrit nga PDK-ja dhe LDK-ja, meqë ishte interes i tyre të mos ndodhte kjo reformë. Mirëpo, reforma zgjedhore duhet të ndodhë sa më shpejt që është e mundur dhe të shkohet në zgjedhje”.
/Epoka e re/