Lajçi bën thirrje për unitet politik për dialogun me Serbinë
Driton Lajçi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vlerësuar se finalja e dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të realizohet pa unitet politik të brendshëm.
“Në qoftë se ndërrimi i pushtetit e zhbllokon situatën do te isha shumë i lumtur. Por, jam skeptik. Edhe nëse LDK-ja apo LV-ja të jenë në pushtet, është e pamundshme që kjo të arrihet pa një konsensus”, ka thënë Lajçi në emisonin “Info Magazine” të “Klan Kosovës”, përderisa ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçi vlerësoi se nuk ka mungesë transparence.
“Në kuadër të negociatave është një pjesë e konfidencialitetit dhe e aspektit të fshehtësisë. S’ka negociata plotësisht transparente. Për një transparencë që po diskutohet ashtu nuk ka as në kishë e as në xhami, e lëre më me Serbinë, që janë negociata tejet të ndjeshme”, ka thënë Lajçi.