Lajçi: Dialogu është obligim ndërkombëtar, mos të shndërrohet në instrument të izolimit të Kosovës
17 nëntor 2023
| 10:40
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Lajçi, ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është obligim ndërkombëtar, ndërsa në aspektin strategjik duhet të plotësohen kushtet e depërshkallëzimit të situatës në veri.
“Dialogu t’i normalizoj raportet me Serbinë dhe t’i hap prespektive Kosovës, e mos të shndërrohet në instrument të izolimit të Kosovës”, ka thënë Lajçi në RTK Prime.
Lajçi ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, statusin kandidatit në BE, për Partneritin e Paqës me NATO-n, fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, njohjet, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.