Lajçi: Familjet e dëshmoreve do ta marrin pensionin e familjes se dëshmorit dhe të moshës
Ish-lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 97-tës, Driton Lajçi i cili është kandidat për deputet dhe garon më numrin 97 në listën e Partisë Demokratike (PDK), është takuar me babain e dëshmorit Muharrem Samahodaj.
Ai në takim me Haki Samahodaj, djali i të cilit ra dëshmor për lirinë e Kosovës, pos tjerash ka biseduar edhe për programin e PDK-së për familjet e dëshmorëve.
Ai ka thënë se me PDK-në në qeverisje, familjet e dëshmoreve s’do të zgjedhin se cilin pension ta marrin, por do t’u takoj edhe pensioni i dëshmorit dhe i moshës.
“Mbrëmë në Ramaj të Hasit, me z.Haki Samahodaj, babai i dëshmorit Muharrem Samahodaj. Z.Haki e informova se në programin e PDK-së familjet e dëshmorëve, nuk do të zgjedhin se cilin pension ta marrin. Atyre do tu takon i dëshmorit dhe i moshës. Vota e juaj për PDK 131 dhe Driton Lajçi 97, hap drejt së ardhmes që e meritojmë”, është shprehur Lajçi.