
Lajçi: Gabimet historike duan korrigjime historike
11 nëntor 2018
| 14:52
Ideja Vuçiq -Thaçi për ndryshimin e kufirit nuk është e pamundur për ekspertë politikë në Kosovë.
Në një intervistë për “Klan Plus” Driton Lajçi, aktualisht këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, thotë se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë sepse është edhe kusht jo vetëm i Kosovës por edhe i Serbisë në mënyrë që të dy vendet të ecin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.