Lajçi: Kosovën do ta bëjmë vendin më të zhvilluar në rajon
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Driton Lajçi, i cili ishte dhe lider studentor në protestat e 97-tës, ka folur për kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare për median “Prishtina Press”.
Ai ka folur për, përgatitjet e tij akademike, si dhe eksperiencën në institucionet vendore, duke qene njeri nga themeluesit e tyre.
“Përgatitja ime profesionale dhe duke qenë një kohë të gjatë në institucione, në themelim të institucioneve, të rinisë. Në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës, në institucion të drejtësisë, pastaj. Gjithashtu, edhe duke mbaruar shkollimin nëpër institucione arsimore prestigjioze, siç janë në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës, konsideroj se është momenti të angazhohem, që ta jap kontributin tim personal dhe profesional që Kosovën ta bëjmë më mirë”, u shpreh Lajci në një intervistë për “Prishtina Pres”.
Ai ka thënë se Qeverisjen Kurti II, e vlerëson duke u bazuar në Raportin e Progresit, për të cilën gjë ka thënë se qeverisja e kryeministrit aktual Albin Kurti ka lënë shumë boshllëqe.
“Qeveria e kryeministrit aktual Zotëri Kurti ka ngecje dhe ka shpërputhje prej zotimeve para katër vjetësh me krahasuar me vitin 2021-2024. Për mu si vlerësim i përformancës së qeverisë aktualet është Raporti i Progresit, i cili të gjitha dikasteret e qeverisë aktuale gjënë ngecje dhe lënë hapësire të bollshme të përmirësimit të saj , d.m.th ka ngecje në arsim në ekonomi në drejtësi në bujqësi, pothuajse në të gjitha sektorët e zhvillimit të vendit”, u shpreh ai.
Lajçi pët të arriturat jetësore është lauruar me medalje nga “La Roche Univerity” dhe Mirënjohje nga “Univeristy of Maryland University College”.