Lajçi: Me fitoren tonë, popullit të Kosovës do t’i rritet fuqia blerëse  

19 janar 2025 | 20:24

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Driton Lajçi, është takuar me qytetarët e Pejës, ku ka folur për programin ekonomik të PDK-së.

Ai ka thënë se me programin e PDK-së, do të rritët zhvillimi ekonomik i vendit dhe fuqia e blerëse e konsumit.

97-shi i PDK-sëDriton Lajçi, bëri krahasimin e para 3-4 viteve të fuqisë blerëse dhe ka shtuar se në saje të mospasjes së strategjisë zhvillimore deri më tani, vendi është varfëruar.

Plani i Partisë Demokratike të Kosovës kryesisht është i orientuar ka zhvillimi ekonomik. Ju e dini se ne nuk kemi nevoje për statistika, për numra, për fjale etj. Vetëm duhet mu bazu të fuqia blerëse e jona, si kemi qenë ne para 3-4 vitesh dhe si jemi sot. Sa gjera kemi mund t’i blejmë në supermarket para 3-4 vjete dhe çka blejmë sot. Fuqia jonë blerëse është reduktuar në minimum. Jemi varfëruar me fjalë të tjera. Pse?, sepse nuk ka një strategji të zhvillimit ekonomik”, ka thënë pos tjerash Lajçi.

“Me dardanet e PDK-së në Pejë. Ekonomia e Pejës dhe e Kosovë munden ma mirë. Vota juaj për PDK 131, Driton Lajçi 97 hap drejt së ardhmes që e meritojm”.

#dritonlajci97

#bedrihamzakryeminister

#PDK131

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja…