Lajçi nga Salla 1 Tetori 1997: Nesër nga këtu fillojmë fushatën elektorale drejt fitores

10 janar 2025 | 17:14

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Driton Lajçi, i cili ishte lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 1997, i cili në shenje krenari ndaj këtij viti kandidon me numrin 97 në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.

Ai përmendi kronologjinë e ndërrimit të emrit të kësaj salle nga 25 Maji-Dita e Rinisë socialiste & ditëlindja e diktatorit jugosllav Tito në Sallën 1 Tetori.

Lajçi ka thënë se nga kjo sallë do të hapin fushatën elektorale drejt fitores.

Postimi i plotë i Lajçit:

Të dashur miq,

Sallës së sporteve të Qendrës Universitare në Prishtinë, emrin 25 Maji-Dita e Rinisë socialiste & ditëlindja e diktatorit jugosllav Tito, i’a ndërruam në 1 Tetor 1997, në shenj respekti për lëvizjen studentore 97.

Nesër aty hapim fushatën elektorale. Mirupafshim & fitore!

#mamire

#bedrihamzakryeminister

#PDK 131

Driton Lajçi 97

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim kandidatin…