Lajçi për 1 tetorin e ’97-s: Ishte rezistencë madhështore e studentëve dhe profesorëve

01 tetor 2022 | 18:27

Njëri nga liderët e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, Driton Lajçi, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit të ’97-s.

Ai ka shkruar në “Faecbook” se në këtë vit jubilar përkujton dhe çmon rezistencën madhështore të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës kundër okupimit serb dhe adresimit shembullor të kërkesave për lirimin e objekteve universitare për të mundësuar arsimim të lire

“Në këtë vit jubilar të 25 vjetorit të protestave studentore të 1 Tetorit 1997 përkujtoj dhe çmoj rezistencën madhështore të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës kunder okupimit Serb dhe adresimit shembullor te kërkesave për lirimin e objekteve tona universitare për te na u mundesuar arsimimi i lirë dhe jeta në liri. Gjithashtu, nderim studentëve që dhanë jetën për lirinë që ne po e gëzojmë sot. Mirënjohje veprës akademike dhe patriotizmit të shquar të Rektorit Ejup Statovci dhe të veprimtarisë së shokëve dhe shoqeve të Levizjes Studentore 1997/1999. Faleminderit Parlamentit Studentor dhe organizatave studentore që organizuan aktivitetin në lagjen Velania, në rrugën 1 Tetori, në shenjë kujtimi të asaj ngjarje të madhe më përmasa nacionale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Lajçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kryesuese në renditje, Drita, ka shënuar fitoren e gjashtë…