Lajçi takoi punëtorët e ndërtimit, zotohet për krijimin e Gjykatës së Punës dhe Fondit për Papunësinë

12 janar 2025 | 19:43

Driton Lajçi, ish-lider i Lëvizjes Studentore të vitit 1997, i cili është kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sot gjatë ditës është takuar punonjësit e sektorit të ndërtimit, Afrimin, Florimin dhe Gëzimin.

Ai ka thënë se takimi ai ka shpalosur zotimin e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja Bedri Haza, për krijimin e Gjykatës së Punës dhe Fondit për Papunësinë për t’i mbështetur qytetarët që humbin vendet e punës, ku parashihet kompensimi i 80% të pagës pas largimit nga puna.

“Bukë e çaj me Afrimin, Florimin & Gezimin, punonjës të ndërtimtarisë. Ndryshimi do ta bëjë ma te mirë punën dhe mirëqenien e tyre.

“Shpjegova zotimin e z.Bedri Hamzes-k/KM, në krijimin e Gjykatës së Punës dhe Fondit për Papunësinë për t’i mbështetur qytetarët që humbin vendet e punës, ku parashihet kompensimi i 80% të pagës pas largimit nga puna. Ndryshimi po vjen për MaMirë”, ka shkruar Lajçi në profilin e vet në “Facebook”.

#PDK131

#bedrihamzakryeminister

#dritonlajci97

Ndryshe, kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar themelimin e Gjykatës së Punës për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe zgjdhur shpejt kontestet e tyre, si dhe krijim të një fondi mbështetës gjatë papunësisë për qytetarët që i humbin vendet e punës.

“Gjykatën e Punës do ta formojmë për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’iu garantuar atyre siguri në punë. Ndërsa, fuqinë punëtore do ta ruajmë dhe mbështesim edhe përmes Fondit për Papunësinë.Të gjithë qytetarët që i humbin vendet e tyre të punës do t’i mbështesim me 80% të pagës së fundit, deri në gjashtë muaj, që t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës. Gjatë kësaj periudhe, ata do të mbështeten edhe me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, të cilat do t’i ndihmojnë të gjejnë punë të re dhe t’i përmbushin kërkesat e tregut të punës. #MaMirë për punëtorët.”, ka deklaruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Fatmir Limaj, njëherësh kryetar…