Lajiq sheh qëndrim të ndryshuar të SHBA-së ndaj Serbisë
26 shtator 2018
| 21:40
SHBA-ja tani ka raport të balancuar ndaj dy palëve në negociatat e Beogradit e Prishtinës për Kosovën, thotë nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq.
Ai megjithatë ka theksuar se është shumë herët të bisedohet për ndryshimin dramatik të qëndrimit të SHBA -së ndaj Serbisë, porse, shoti ai, nuk kontestohet se ka ndryshim në raport me periudhën e mëparshme, transmeton Koha.net
”Mendoj se ndryshimi i SHBA-së qëndron në një fjali : Ju merruni vesh, ne nuk kemi asgjë kundër marrëveshjeve tuaja, dhe ky është ndryshim në krahasim me periudhën paraprake kur e kemi pasur pasqyrën bardhë -zi dhe qasjen që ishte në anën e Prishtinës”, ka thënë Lajiq.