Lajm i keq për Arsenalin, Odegaard mungon një muaj
11 shtator 2024
| 16:21
Skuadra e Arsenalit, do të jetë pa kapitenin Martin Odegaard të paktën për një muaj.
Mesfushori 25-vjeçar, ka lënduar nyjën e këmbës gjatë grumbullimit me Norvegjinë dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj deri në muajin e ardhshëm.
Shkaku i lëndimit, Odegaard do t’i mungoj Arsenalit në shtatë ndeshjet e radhës në të gjitha garat, duke filluar nga derbi me Tottenhamin që e luan këtë të diel në kuadër të Premier Ligës.
Ai pritet të rikthehet në gjysmën e muajit të ardhshëm dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe do të vërehet në ekipin e trajnerit Mikel Arteta.
Odegaard këtë sezon ka tri paraqitje në kampionatin anglez, ndërsa Arsenali është i katëri në tabelë me 7 pikë të mbledhura.