Lajm i keq për Arsenalin, Xhaka mungon 6-8 javë
28 shtator 2021
| 17:31
Lajm i keq për Arsenalin në lidhje me gjendjen fizike të Granit Xhakës. Pas ekzaminimeve më të hollësishme, është konfirmuar lëndimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenmhamit.
29-vjeçari, sipas mjekëve të “Topçinjve”, ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë. Për rrjedhojë, parashikohet një ndalesë prej rreth 6-8 javësh.
Kjo do të thotë se Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premierë Ligë apo në eliminatoret e Botërorit të muajit tetor dhe nëntor me Zvicrën.