Lajm i keq për Barcelonën, lëndohet Joao Cancelo
05 janar 2024
| 15:50
Ndeshja kundër Las Palmas ka filluar me një lajm të keq për Barcelonën.
Joao Cancelo është dashur të zëvendësohet shumë herët, në minutën e 9-të, pasi ka pësuar një lëndim.
E Barcelona e ka konfirmuar sot (e premte) lëndimin e Joao Cancelos përmes një njoftimi.
Nuk dihet ende se sa kohë do të mbesë jashtë fushave të blerta ylli portugez.
MEDICAL NEWS | Tests carried out this morning have revealed that first team player João Cancelo has a left MCL strain. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/r5tMSgGhl2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 5, 2024