Lajm i keq për Bayernin, dy lojtarë lëndohen para ndeshjes me Realin
29 prill 2024
| 10:34
Bayern Munchen ka marrë lajme të këqija para ndeshjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për lëndimin e dy futbollistëve: Matthijs de Ligt dhe Konrad Laimer. Këta dy të fundit është dashur të lëshojnë fushën para kohe në ndeshjen e fundjavës kundër Eintracht Frankfurtit.
Klubi “bavarez” tashmë kanë humbur garën për titull në Bundesliga, pasi Bayer Leverkuseni edhe zyrtarisht është shpallur kampion i elitës së futbollit gjerman.
Fokusi tani për Tuchelin është Champions League, aty ku gjermanët do të jenë miq të Real Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale më 30 prill.