Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Davies
Lajme të këqija për Bayern Munchen, kur ende nuk ka nisur mirë sezoni. Klubi gjerman ka konfirmuar se mbrojtësi Alphonso Davies është lënduar rëndë me kombëtaren e Kanadasë në “Kupën e Artë”. Mbrojtësi i majtë ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të majtë, por nuk bëhet ende me dije koha sa do të qëndrojë jashtë fushave të lojës.
“Bayerni duhet të heqë dorë nga Alphonso Davies për një kohë, por do t’ju njoftojmë sërish”, shkruan klubi. Nuk dihet ende sa do të mungojë, por trajneri Julian Nagelsman ka humbur një futbollist të rëndësishëm për fillimin e sezonit të ardhshëm.
Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të momentit, pasi me shpejtësinë dhe teknikën ka vënë në vështirësi disa futbollistë të rëndësishëm dhe ka qenë vendimtar në triumfet e “bavarezëve” kohët e fundit.