Lajm i keq për Bayernin, Sule mungon 6 muaj
20 tetor 2019
| 12:43
Përveç barazimit në sekondat e fundit, Bayern Munchen mori edhe një lajm tjetër të hidhur dje, nga transferta e Augsburgut.
Që në minutën e 12-të, ishte mbrojtësi Niklas Sule që u detyrua të linte fushën e lojës, pasi prej minutash ndiente dhimbje në gju. Ndërkohë, ditën e sotme, në një deklaratë zyrtare, klubi “bavarez” konfirmoi problemin e tij në gjurin e majtë, dhe ai do t’i duhet t’i nënshtrohet urgjent operacionit.
Sule pritet që të mungojë për një periudhë prej 6-muajsh, një humbje e rëndësishme kjo për formacionin e trajnerit Niko Kovaq.