Lajm i keq për ‘dardanët’, Bremeni nuk lejon Rashicën t’i bashkohet Kosovës

05 nëntor 2020 | 16:56

Skuadra e Werder Bremen nuk do të lejojë që Milot Rashica t’i bashkohet ekipit përfaqësues të Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, për shkak të kufizimeve të koronavirusit në qytetin gjerman.

Rashica u ftua nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë më 11 nëntor në Elbasan dhe për dy ndeshjet e fundit në grup në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë në Lubjanë dhe ndaj Moldavisë në Prishtinë, por nuk do të jetë në gjendje të paraqitet.

“Asnjë lojtar nuk do të paraqitet për shtetin e vet përkatës. Vendimi është marrë për shkak të rregullores nga autoriteti shëndetësor në Bremen, e cila thekson se lojtarët që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë të virusit duhet të futen në karantinë për pesë ditë”, thuhet në një njoftim të Bremenit.

“Ne e dimë se lojtarët dëshirojnë t’u bashkohen kombëtareve të veta, por ne nuk guxojmë të rrezikojmë duke e parë situatën e përgjithshme”, ka thënë drejtori sporti i Bremenit, Frank Baumann.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar lidhur me kërkesën…