Lajm i keq për Gjilanin para derbit me Dritën
14 shkurt 2020
| 17:45
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit të Kosovës mori vendim që lojtari i skuadrës së Gjilanit, Franc Veliu të dënohet për ndëshkim me katron të kuq në ndeshjen e çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e sendorëve mes Drenicës dhe Gjilanit. Veliu është dënuar me dy ndeshje moslojë.
Ky është një lajmi keq për trajnerin e Gjilanit, Gentian Mezai, pasi nuk mund të llogaritë në këtë futbollistë për derbin ndaj Dritës.
/Epoka e re/