Lajm i keq për Interin, Atletico i shtohet garës për Dybalan  

07 qershor 2022 | 14:07

Skuadra e Interit nuk është e vetme në garë për shërbimet e Paulo Dybala.

Argjentinasi është lojtar i lirë nga 1 korriku, pasi në fund të muajit i përfundon kontrata me Juventusin. Interi i ka bërë një ofertë dhe palët duken pranë, por “Gazzetta dello Sport” shkruan se tani në garë është futur seriozisht edhe Atletico Madrid.

Diego Simeone e do në skuadër dhe Interi duhet të nxitojë për të arritur një marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir…