Lajm i keq për Juven, Chiellini katër javë jashtë fushës

08 shkurt 2022 | 14:21

Dëmtimi i Chiellinit ka rezultuar më i rëndë se sa mendohej. Mbrojtësi zhvilloi vizitat dhe sipas asaj që raporton vetë klubi, ai ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë, por që është i shkallës së ulët.

Mbrojtësi pritet që të qëndrojë jashtë për 3 ose 4 javë sipas mediave italiane. Për rrjedhojë, Allegri nuk mund ta ketë në dispozicion italianin të paktën për sfidën nga Sassuolos në Kupën e Italisë dhe Atalantës në Serie A.

Chiellini do të mungojë gjithashtu edhe në derbin e qytetit kundër Torinos, si dhe në sfidën e parë kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve. Gjithsesi Juventusi ka dhe Ruganin që mund të jetë një alternativë e mirë në prapavijë si dhe Danilon që luan mjaft mirë dhe si qendërmbrojtës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Dhënave e të Lirive të…