Lajm i keq për Kosovën, Ademi merr leje të luajë për Zvicrën

26 qershor 2020 | 16:39

Sulmuesi Kemail Ademi ka marrë lejen për të luajtur për Kombëtaren e Zvicrës. Ky është një lajm i keq për Kosovën, pasi sulmuesi në fjale ishte shumë i dëshiruar nga përzgjedhësi i “dardanëve”, Bernard Challandes.

“Në mënyrë që të fitojë të drejtën e lojës, Federata e Futbollit të Zvicrës dhe Ademi është dashur të prezantojnë shumë dokumente dhe arsye te FIFA. Pas ekzaminimit të aplikimit, është dhënë leja. Kemal Ademi në dhjetor të vitit 2002, si gjashtëvjeçar erdhi së bashku me familjen e tij në kantonin Appenzell-Ausserrhoden. Ai ka jetuar në Zvicër për gati 14 vjet dhe është shtetas zviceran prej vitit 2011. 24-vjeçari aktualisht është nën kontratë te Baseli”, ka njoftuar Federata zvicerane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka…