Lajm i keq për Napolin, lëndohen Rrahmani dhe Osimheni

08 gusht 2023 | 15:54

Stërvitja e së martës nuk ka shkuar dhe aq mirë për kampionët e Italisë, me “blutë” e Napoli, që duket se do të vuajnë për pak ditë mungesat e “bomberit” Victor Osimhen dhe “dardanit” të mbrojtjes, Amir Rrahmani.

Sulmuesi nigerian ka shqetësuar jo pak stafin mjekësor duke qenë se në përfundim të stërvitjes ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë, teksa mediet italiane raportojnë për një shembje të kaviljes, duke e detyruar kështu lojtarin të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë.

Në krahun tjetër, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka ndjerë probleme muskulore, me “dardanin” që kërkoi ndihmën e mjekëve të klubi vetëm pak minuta pas nisjes së stërvitjes, por gjendja e tij nuk dihet ende dhe pritet të mësohet në orët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…