Lajm i keq për PSG-në, shkon në 6 numri i lojtarëve të infektuar me Covid-19

04 shtator 2020 | 14:09

Infektime në masë me koronavirus te skuadra kampione e Francës, PSG. Pasi rezultuan pozitiv futbollistët si Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, edhe tre lojtarë të tjerë ka janë konfirmuar me Covid-19 pas testeve të kryera në funksion të nisjes së sezonit të ri.

Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, ata janë Mauro Icardi, Marquinhos dhe Keylor Navas. Numri i rasteve në klubin parisien rritet në gjashtë, çka ka vënë në alarm drejtuesit, pasi do t’u duhet të monitorojnë situatën me shumë kujdes për të mos rrezikuar fillimin e sezonit. Të gjithë futbollistët pozitivë janë izoluar në banesat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…