Lajm i keq për Shqipërinë, lëndohet Balaj

08 tetor 2021 | 12:31

Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që nesër e zhvillon Kombëtarja e Shqipërisë ndaj Hungarisë.

Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës. Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit i cili rezultoi pozitiv me koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar.

Shqipëria do të përballet nesër me Hungarinë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, dhe sfidën e dytë do ta luajë mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Polonisë. Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili,…