Lajm i keq për Shqipërinë, lëndohet Gjimshiti
12 mars 2023
| 12:40
Shqipëria do të fillojë fushatën e kualifikueseve të Evropianit 2024 me datën 27 mars ndaj Polonisë. Trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvinho po planifikon listën e të ftuarve, por një lajm i keq mbërrin nga Napoli.
Berat Gjimshiti doli nga fusha ndaj Napolit për shkak të një shqetësimi muskulor. Shumë shpejt do të jenë ekzaminimet mjekësore, por me siguri ai do qëndrojë disa jave jashtë fushave.
Gjimshiti është një nga lojtarët që projektohet si titullar në mbrojtje, ndaj dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme.