Lajm i keq për Shqipërinë, lëndohet kapiteni Berat Gjimshiti
Lajme aspak të mira në prag të Ligës së Kombeve për Shqipërinë, pasi rrezikojmë që pas Armando Broja, të mungojë edhe Berat Gjimshiti. Mësohet se së fundmi kapiteni ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e Kombëtares.
Gjatë përgatitjes për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë, përkatësisht më 7 shtator në Pragë dhe 10 shtator në Tiranë, Gjimshiti pësoi një problem muskulor që e detyroi të largohej nga kampi stërvitor i kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi, tashmë protagonist i autogolit në humbjen e fundit të Atalantës ndaj Interit, tani do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë. Qendërmbrojtësi me shumë mundësi nuk do të jetë në dy sfidat e kuqezinjve, por dhe në duelin e parë pas rikthimit te Atalanta. Ai do t’i nënshtrohet analizave të tjera te klubi bergamask për të parë shkallën e dëmtimit.