Lajm i keq për Solskjaerin, lëndohet Varane
11 tetor 2021
| 12:47
Lajme të këqija për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pasi mbrojtësi i ardhur këtë verë te Manchester United, Raphael Varane është dëmtuar gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Francës e Spanjës.
Futbollisti ishte titullar i prapavijës së “gjelave”, por qëndroi në fushë deri në minutën e 42-të, pasi pësoi një dëmtim muskulor dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Bayern Munchen, Dayot Upamecano. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por prekja e kofshës është sinjal i një problemi muskulor, që mund ta lërë mbrojtësin disa javë larg fushave të lojës.
Nëse gjithçka konfirmohet, atëherë Solskjaer do të duhet të rikthejë në formacion dyshen Maguire-Lindelof, që nuk është se ka ofruar shumë garanci gjatë sezonit të kaluar.