Lajm i mirë: Aplikimet për patentë-shofer mund të bëhen në ‘e-Kosova’

01 shkurt 2024 | 15:35

Është publikuar shërbimi për aplikim dhe ndarje të terminëve për provimin teorik dhe praktik për patentë-shofer në platformën “e-Kosova”.

Kështu ka bërë me dije zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi ka njoftuar se nga sot (e enjte) përmes platformës “e-Kosova”, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale.

“Me qëllim të zbatimit të zotimit për transparencë të plotë, në kuadër të MMPHI-së, në bashkëpunim me AShI, kemi lansuar projektin lidhur me aplikimin dhe ndarjen e terminëve për provimin teorik dhe praktik për patentë-shofer. Prej sot, përmes platformës së E-Kosova, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale. Si ministri jemi kujdesur që deri në finalizimin e plotë të digjitalizimit, të drejtën e aplikimit qytetarët e kanë edhe përmes zyrave në njësitë rajonale”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

Durmishi ka thënë se ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patentë shofer për qytetarët e vendit.

“Ky është një hap tjetër i domosdoshëm e i rëndësishëm drejt digjitalizimit si reformë e rëndësishme për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës”, ka thënë Durmishi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zyrtari i lartë i AAK-së,…