Lajm i mirë! Deri më tani 52 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri
Ndërkohë që numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi është rritur në 13, ministria e Shëndetësisë ka dhënë edhe një lajm të mirë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë 8 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.
Ndërkohë harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 129 raste
Durrës 26 raste
Lushnje 4 raste
Elbasan 5 raste
Fier 23 raste
Kavajë 4 raste
Rrogozhinë 2 raste
Korçë 15 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 8 raste
Lezhë 5 raste
Berat 1 rast
Has 2 raste
Krujë 5 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 3 raste
Mirditë 2 raste/Top Channel/