Lajm i mirë-Do të shtrenjtohen librat

16 prill 2022 | 20:59

Shkruan: Lulzim Tafa

Librat do të shtrenjtohen

E dashur

Sapo fola me një botues

Me parat e honorarit

Do ta blej një jaht

Një avion

Jemi të parët që do të fitojmë nga Poezia

(Eh, kjo veç është e bukur)

Nëse nuk kam parë ëndërr

Librin më nuk do ta falim

injorantët nuk do t’i presin me thonjtë

mbi libra tanë

Prostitutat s’do ta flladitin ballin

Shitësit në shesh

më nuk do t’i mbështjellin me poezi

kikirikët, farat, gështenjat

Farmacitë barnat,

pesticidet, helmet 

Librat do të shtrenjtohen

pa hy në borxh askush nuk do të mund

të blej libër me Poezi

HARROJE

pa i lënë fëmijët pa bukë

Njerëzit do të presin në radhë për të blerë libra

Poezia do të lexohet në zyrën ovale

në foreign office, n’Kremlin

Nuk desha ta them të fundit fjalë

Poezi do të lexojnë miliarderët

Ministrat,

biznesmenët,

Të dashurave do t’ju blejnë libra me Poezi në vend të diamanteve

Ato do të gëzohen

Nuk pritet t’ua përplasin për fytyre 

Ne do të vazhdojmë kështu siç jemi

Do të lundrojmë

Në ujëra të thella, t’paqta lotësh

do të fluturojmë me avionin tonë lart

më lart se fluturat se zogjtë

te yjet

Pastaj do të aterojmë

në një livadh të gjelbër

dhe do të ulemi si dikur

E do ti lexojmë

Barit

Poezi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iftari i shtruar mbrëmë në qytetin e Prizrenit është më…