Lajm i mirë: Dy të shëruar nga Malisheva
14 prill 2020
| 22:50
Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga vet pacientët, të martën janë shëruar edhe dy pacientë nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Konfirmimin e kanë bërë pacientët dhe familjarët, në bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar të dy pacientët, ndërsa pacientëve të tjerë u ka uruar shërim të shpejt.
Bazuar në rekomandimet e OBSH-së, kur dy teste dalin negative në distancën kohore prej një dite, atëherë konsiderohen të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, është 17 persona.
/Epoka e re/