Lajm i mirë, Frashëri rikthehet në stërvitje (video)

13 prill 2022 | 14:57

Skuadra lidere e BKT Superligës, Ballkani ka njoftuar se portieri Stivi Frashëri është rikthyer në stërvitje. “Rikthehet në stërvitje Stivi Frashëri”, thuhet në postimin e klubit nga Suhareka.

Siç dihet portieri shqiptar ishte sulmuar fizikisht në derbin Gjilani-Ballkani, me ç’rast kishte përfunduar pa ndjenja në spital. Tifozët ishin futur në fushë në minutat shtesë për ta festuar golin e barazimit të Gjilanit, por disa tifozë e sulmuan fizikisht portierin mysafir, madje njëri prej tyre e goditi me shqelm në kokë.

Ndeshja ishte ndërprerë dhe Ballkani kishte fituar në tavolinë 3-0 dhe Gjilani ishte dënuar me tri ndeshje pa praninë e shikuesve në stadium.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se opozita është…