Lajm i mirë, në Klinikën e Pulmologjisë s’ka më pacientë të prekur me Covid
23 shtator 2021
| 13:55
Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me Covid -19.
Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 (Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-Covid.