Lajm i mirë nga spitali i Sao Paolos, fillon të përmirësohet gjendja e Peles

28 dhjetor 2022 | 11:51

Legjenda braziliane, Pele është shtruar që një muaj në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. 82 vjeçari iu nënshtrua kimioterapisë pas shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.

Gjithashtu, atij iu zbulua dhe një infeksion respirator dhe gjendja e tij në ditët e fundit ishte shumë e rëndë. Por, një fije shprese ka lindur së fundmi pas buletinit të ri të spitalit “Albert Einstein”, ku ikona e futbollit është shtruar që nga 29 nëntori.

Sipas mjekëve të spitalit të Sao Paolos, infeksioni respirator i “O Rey” ka nisur të shërohet dhe gjendja e tij po përmirësohet.

“Vazhdon të shfaq përmirësim në gjendjen e tij klinike, posaçërisht infeksioni respirator”, njoftojnë nga spitali. Sidoqoftë, nënvizojnë që nuk është paraparë asnjë lëshim nga spitali.

Gjithashtu, nga spitali njoftojnë se Pele “mbetet në një dhomë të përbashkët, i vetëdijshëm dhe me shenja vitale stabilizimi”.

Familja po i qëndron afër atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori. Të gjithë po luten për legjendën e futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2022 në Formula 1 konfirmoi dominimin e Red Bull…