Lajm i mirë nga Zvicra, ky është vendimi që pritet të marrë qeveria atje

02 shkurt 2022 | 10:40

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset javën e kaluar kishte bërë të qartë se nesër, e mërkurë, më 2 shkurt, do të ndodhin hapat e ardhshëm lehtësues në lidhje me koronavirusin.

Ndërkohë, planet e pritshme të lehtësimit kanë “rrjedhur” jashtë dhe janë pjesërisht, në duar të mediave zvicerane.

Sipas gazetave Blick dhe Tagesanzeiger, Berset propozon që Këshilli Federal të paraqesë dy variante të zbutjes, për konsultim me kantonet.

Varianti i parë parashikon heqjen e shkallëzuar të masave të mbetura, ndërsa sipas variantit të dytë, të gjitha masat duhet të hiqen menjëherë, transmeton albinfo.ch. Kështu, kantoneve u jepen dy javë kohë për të menduar për planet përkatëse dhe Këshilli Federal do të marrë vendimin e radhës më 16 shkurt.

Në gazetën “Tages Anzeiger” thuhet: “Të shtruara për debat janë masat si më poshtë: heqja e detyrimit për të treguar certifikatën, heqja e kufizimeve në takimet private dhe në ngjarjet e mëdha dhe heqja e detyrimit për të mbajtur maskën.

Në rastin e detyrimit për maskë, është e pritshme të ketë një qasje hap pas hapi, ashtu që ky detyrim të ruhet ende për transportin publik dhe dyqanet”, përcjell albinfo.ch. Në variantin e dytë, edhe detyrimi për maskë gjithashtu do të hiqej plotësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë publik…