Lajm i mirë për Bayernin, rikthehet Sule
06 mars 2020
| 12:42
Skuadra e Bayern Munchen ka marr një lajm të mirë, pasi Niklas Sule është rikuperuar nga dëmtimi i frikshëm, ka lënë infermierinë dhe është rikthyer në fushën e stërvitjes.
Qendërmbrojtësi dëmtoi rëndë gjurin në ndeshjen e muajit tetor kundër Augsburg dhe ka nisur punën me topin.
24-vjeçari qëndroi 4 muaj jashtë dhe nuk e fsheh gëzimin e tij për lënien pas të momentit të keq. “Pas më shumë se katër muajsh jam rikthyer të punoj me topin. Është një ndjesi shumë e mirë, është fantastike. Jam gati të ndërmarr hapat e ardhshëm të rikuperimit tim. Deri tani nuk kam pasur probleme dhe kam bërë shumë lëvizje të kontrolluara me topin”, ka thënë Sule.