Lajm i mirë për Chelsean, rikthehet Kante
28 shtator 2022
| 13:09
Pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve në fundjavë do të rikthehen ndeshjet e kampionateve evropiane.
Të gjitha kampionatet do të nisin me ndeshjet e tyre këtë fundjave, ndërsa një lajm pozitiv ka marrë trajneri i Chelsea, Graham Potter përpara sfidës së radhës në Premier Ligë.
Mesfushori N’golo Kante është rikuperuar nga lëndimi që mori në derbin ndaj Tottenham Hotspur. Titullari i skuadrës do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Crystal Palace dhe Potter mund të bazohet te eksperienca e francezit në mesfushë.