Lajm i mirë për Cityn, rikthehet De Bruyne
19 dhjetor 2023
| 17:05
Pep Guardiola më në fund merr lajme fantastike nga infermieria. Kevin De Bruyne është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
Mesfushori belg ka qenë një mungesë shumë e madhe për strategun spanjoll, teksa roli i De Bruyne te Manchester City është jetik. City ndodhet në Arabi, aty ku po bëhet gati për Botërorin për klube. De Bruyne është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit, me sa duket ka lënë pas plotësisht dënimin e pësuar në tendinat e gjurit.