
“Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën fitorja e CDU/CSU në Gjermani, thotë Hoxhaj
23 shkurt 2025
| 20:36
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar për zgjedhje në Gjermani, pasi projeksionet e fundit e nxjerrin fituese CDU konservatore.
Kjo parti më parë drejtohej nga Angela Merkel, Hoxhaj ka postuar një fotografi me ish-kancelaren gjermane.
Ai ka thënë se fitorja e CDU është lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën.
“Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën”, ka shkruar ai në Facebook.
Kancelari i ardhshëm gjerman pritet të jetë Friedrich Merz.