
Lajm i mirë për Kosovën, Muslija kthehet nga lëndimi
20 shkurt 2025
| 11:18
Florent Muslija, është kthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë për pothuajse një muaj.
Mesfushori i Kosovës e kishte lënduar kyçin e këmbës, ndërsa të mërkurën zhvilloi stërvitje për herë të parë me lojtarët tjerë të Freiburgut. Por, paraqitja e tij në ndeshjen kundër Werder Bremenit të premten nga ora 20:30, është në dyshim.
Muslija 26-vjeçar ka luajtur vetëm 160 minuta për Freiburgun në Bundesligë këtë edicion. Ai është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet me Islandën në muajin mars.