Lajm i mirë për Kosovën, Rashica luan ndaj Moldavisë
31 gusht 2020
| 15:39
Ylli i futbollit të Kosovës, Milot Rashica është lejuar nga skuadra e Werder Bremen që t’i ndihmojë “dardanëve” në ndeshjen hapëse në edicionin e ri të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë, por jo edhe kundër Greqisë këtë muaj.
“Milot Rashica do të udhëtojë drejt Italisë këtë javë për t’u përballur me Moldavinë me ekipin e Kosovës. Ai nuk do të lejohet të luajë në ndeshjen e dytë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Werderit.